Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Rum — Ajet 36 (Shqip) — Video

Er-Rum • Ajet 36 nga 60 • Shqip


وَإِذَا أَذَقْنَا النَّاسَ رَحْمَةً فَرِحُوا بِهَا ۖ وَإِنْ تُصِبْهُمْ سَيِّئَةٌ بِمَا قَدَّمَتْ أَيْدِيهِمْ إِذَا هُمْ يَقْنَطُونَ 36
Përkthim:
E, kur Ne t’u japim njerëzve ta shijojnë dhuntinë, ata gëzohen me të, e kur t’i godas fatkeqësia për atë që e kanë punuar duart e tyre, atëherë e humbin shpresën. Er-Rum 30:36
Tefsiri:

Kur Ne u japim njerëzve

(begati e të mira)

nga mëshira Jonë, ata gëzohen me to. -

Allahu i Lartësuar na tregon për gjendjen e shumicës së njerëzve gjatë sprovave, qoftë gjatë vështirësive, qoftë gjatë mirësive dhe bollëkut. Kështu ata, kur Allahu i Lartësuar u jep të kënaqen nga mëshira e Tij pasuri, fitime të shumta, ndihmë etj., ata gëzohen në atë mënyrë që i çon në mendjemadhësi e vetëkënaqësi. Ata nuk gëzohen në mënyrë të tillë që t’i nxisë për mirënjohje ndaj Zotit dhe përunjësi për begatitë e dhuruara nga Ai.

Por nëse ata i godet ndonjë e keqe për shkak të veprave të tyre, atëherë ata humbin çdo shpresë. -

Për shkak të gjynaheve të tyre, Allahu i Lartësuar u lëshon ndonjë fatkeqësi e sprovë, dhe "...atëherë ata humbin çdo shpresë." Ata humbin çdo shpresë, duke menduar se varfëria kurrë nuk do t’u largohet, se sëmundja kurrë nuk do të shërohet etj. Kjo tregon injorancën e tyre të thellë dhe se sa të paditur janë ata rreth Zotit dhe veprave të Tij të urta dhe të mëshirshme.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Rum • Ajet 35 E ardhshme Er-Rum • Ajet 37