Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Rum — Ajet 37 (Shqip) — Video

Er-Rum • Ajet 37 nga 60 • Shqip


أَوَلَمْ يَرَوْا أَنَّ اللَّهَ يَبْسُطُ الرِّزْقَ لِمَنْ يَشَاءُ وَيَقْدِرُ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يُؤْمِنُونَ 37
Përkthim:
Vallë, a nuk dinë ata se Perëndia i jep furnizim të gjerë dhe ia pakëson kujt të dojë. Me të vërtetë, për këtë ka argument për njerëzit që besojnë. Er-Rum 30:37
Tefsiri:

Po, a nuk e shohin ata se Allahu ia shton rizkun atij që do dhe ia pakëson atij që do? -

E gjithë e mira dhe e keqja është në dorë të Allahut të Lartësuar. Është Allahu Ai që e shton, e pakëson dhe e përcakton për robërit. Nëse robi e di dhe është i bindur për këtë fakt, atëherë është tërësisht e pavend dhe e pakuptueshme që të dëshpërohet. Kështu, o ti njeri i logjikshëm, mos e kufizo shikimin veçse në shkaqet dhe të mendosh se pasojat vijnë ose mungojnë vetëm nëse krijohen ose jo shkaqet, por lidhe zemrën tënde me Atë që krijon si shkaqet, ashtu edhe pasojat. Është Allahu Ai që ka në dorë shkaqet dhe pasojat, dhe vetëm me lejen e Tij funksionon ky ligj. Besimtari e di mirë këtë fakt dhe është i qetë, prandaj i Lartësuar i thotë:

Në gjithë këtë ka argumente për njerëzit që besojnë. -

Këta janë ata që dinë të kuptojnë dhe të lexojnë drejt shtimin dhe ngushtimin e rizkut që Zoti u bën njerëzve. Ata e kuptojnë dhe e shohin qartë urtësinë, mëshirën, bamirësinë dhe bujarinë e Allahut. Të gjitha këto janë të mjaftueshme që zemrat e tyre të përkushtohen në lutjet drejtuar Zotit për shtimin e rizkut dhe për çdo çështje tjetër.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Rum • Ajet 36 E ardhshme Er-Rum • Ajet 38