Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Rum — Ajet 41 (Shqip) — Video

Er-Rum • Ajet 41 nga 60 • Shqip


ظَهَرَ الْفَسَادُ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ بِمَا كَسَبَتْ أَيْدِي النَّاسِ لِيُذِيقَهُمْ بَعْضَ الَّذِي عَمِلُوا لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ 41
Përkthim:
U shfaq ngatërresa në tokë dhe në det për atë që punuan duart e njerëzve, që t’u japë të shijojën pjesë nga ajo që kanë punuar, për t’u kthyer ata në përmirësim. Er-Rum 30:41
Tefsiri:

Për shkak të veprave

(të këqija)

të njerëzve, janë shfaqur të këqija në tokë e në det... -

Është përhapur dhe mbizotëron prishja në tokë dhe në det. Është prishur mënyra e jetesës, me mangësitë, dëmet e transformimet që janë përhapur. Po kështu, edhe në vetet tuaja janë përhapur sëmundje e fatkeqësi të shumta. Të gjitha këto kanë ndodhur për shkak të punëve shkatërrimtare të vetë njeriut. Allahu i Madhëruar na njofton se të gjitha këto kanë ndodhur:

...që ata të shijojnë një pjesë të ndëshkimit që meritojnë -

Që ta kuptojnë se Allahu ka për t’i ndëshkuar për veprat e tyre, dhe një pjesë të këtij ndëshkimi, Ai ua jep si shembull në këtë dynja, në mënyrë që ata:

... dhe me shpresë që të kthejnë rrugë

(nga të këqijat). - Të kthejnë rrugë dhe të reshtin së punuari ato punë që u shkaktojnë e sjellin shkatërrimin. Kështu do të bëhet i mundur rregullimi i gjendjes dhe veprave të tyre. I lavdëruar qoftë Ai që është i Butë dhe i Mëshirshëm edhe kur sjell ndëshkime, për të rregulluar gjendjen e tyre. Nëse do t’i ndëshkonte për të gjitha padrejtësitë që bënin, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Rum • Ajet 40 E ardhshme Er-Rum • Ajet 42