Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Rum — Ajet 42 (Shqip) — Video

Er-Rum • Ajet 42 nga 60 • Shqip


قُلْ سِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَانْظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الَّذِينَ مِنْ قَبْلُ ۚ كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُشْرِكِينَ 42
Përkthim:
Thuaj (o Muhammed!): “Udhëtoni nëpër botë e shikoni si ka qenë përfundimi i të mëparshmëve; shumica e tyre kanë qenë idhujtarë. Er-Rum 30:42
Tefsiri:

Thuaj: “Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni se si qe përfundimi i atyre që ishin më parë!” -

Ky është një urdhër për të udhëtuar me trup, me mendje dhe me zemër, në mënyrë që të meditojmë dhe të nxjerrim mësime rreth fundit të këtyre popujve të shkuar, të cilët:

Shumica prej tyre ishin idhujtarë! -

Kështu do ta shihni se përfundimi i tyre ishte më i keqi. Mbi ta goditi një dënim shfarosës dhe i ndoqi një mallkim i pandashëm nga gjithë krijesat e Zotit. Kështu, atyre nuk ka për t'iu ndarë poshtërimi e ndëshkimi i Zotit. Kështu do të jeni të kujdesshëm që të mos veproni njëlloj siç vepruan ata që të mos ju përfshijë edhe ju dënimi i tyre. Të jeni të bindur se drejtësia dhe urtësia e Allahut vepron në çdo kohë e në çdo vend.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Rum • Ajet 41 E ardhshme Er-Rum • Ajet 43