Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Rum — Ajet 43 (Shqip) — Video

Er-Rum • Ajet 43 nga 60 • Shqip


فَأَقِمْ وَجْهَكَ لِلدِّينِ الْقَيِّمِ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَ يَوْمٌ لَا مَرَدَّ لَهُ مِنَ اللَّهِ ۖ يَوْمَئِذٍ يَصَّدَّعُونَ 43
Përkthim:
Drejtohu ti me përkushtim në fenë e drejtë (islamizmin), para se të vie prej Perëndisë Dita që nuk mund të shtyhet (nga askush). Atë ditë – ata do të ndahen: Er-Rum 30:43
Tefsiri:

Prandaj, përqendrohu në fenë e drejtë, -

Përkushtohu me zemër dhe nënshtroje tërësisht trupin tënd, që të plotësosh fenë e drejtë të Zotit në jetën tënde. Përmbushi urdhëresat, ruaju nga ndalesat me këmbëngulje, përkushtim gjallëri dhe zbato porositë, si ato që zbatohen haptazi edhe ato që duhen përmbushur e zbatuar fshehtazi. Nxito të shfrytëzosh kohën dhe rininë, para se të jetë vonë.

...para se të vijë dita

(e Kjametit)

e caktuar nga Allahu, të cilën askush nuk mund ta pengojë

(që të ndodhë). - Ajo është Dita e Kijametit, e cila, kur të vijë, askush nuk mund ta kthejë. Atëherë njerëzit nuk mund t'ia nisin punëve të tyre nga e para dhe të rregullojnë ndonjë gjë. Në atë çast, kapitulli i veprave është mbyllur dhe mbetet veçse shpërblimi për to.

Atë ditë, ata

(njerëzit dhe xhindet)

do të ndahen

(në dy grupe- të shpëtuar e të dënuar). - Atë ditë do të shpërndahen dhe do të tubohen në grupe të ndryshme për t'u llogaritur veprat e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Rum • Ajet 42 E ardhshme Er-Rum • Ajet 44