Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Rum — Ajet 50 (Shqip) — Video

Er-Rum • Ajet 50 nga 60 • Shqip


فَانْظُرْ إِلَىٰ آثَارِ رَحْمَتِ اللَّهِ كَيْفَ يُحْيِي الْأَرْضَ بَعْدَ مَوْتِهَا ۚ إِنَّ ذَٰلِكَ لَمُحْيِي الْمَوْتَىٰ ۖ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ 50
Përkthim:
Andaj, shikoji gjurmët e mëshirës së Perëndisë, si e gjallëron tokën pas shkretërimit të saj. Ai, me të vërtetë, do t’i ringjallë edhe të vdekurit dhe Ai është i pushtetshëm për çdo gjë. Er-Rum 30:50
Tefsiri:

Shikoji

(o njeri)

gjurmët e mëshirës së Allahut, se si Ai e ngjall tokën pasi është shkretuar. -

Toka trazohet, çahet dhe gëlon nga bimësia.

Kështu do t'u japë jetë Ai njerëzve që janë të vdekur, sepse Ai ka fuqi për gjithçka. -

Pushteti i Allahut është absolut dhe asgjë nuk është e pamundshme për Të; edhe pse mund të duket e pamundur për mendjet dhe logjikën e njerëzve.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Rum • Ajet 49 E ardhshme Er-Rum • Ajet 51