Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Er-Rum — Ajet 51 (Shqip) — Video

Er-Rum • Ajet 51 nga 60 • Shqip


وَلَئِنْ أَرْسَلْنَا رِيحًا فَرَأَوْهُ مُصْفَرًّا لَظَلُّوا مِنْ بَعْدِهِ يَكْفُرُونَ 51
Përkthim:
Dhe, sikur të dërgonim Ne – furtunë, e ata të shihnin që çdo gjë është zverdhur, edhe pas kësaj do të mbeteshin mohues të dhuntive. Er-Rum 30:51
Tefsiri:

Nëse Ne lëshojmë ndonjë furtunë mbi të mbjellat e tyre dhe ata i shohin ato të zverdhura

(e të shkatërruara)

, pas kësaj, ata do të nxitojnë të mohojnë besimin

(në Zot). - Allahu i Lartësuar na tregon gjendjen e krijesave, që nuk tregojnë mirënjohje për Atë, me gjithë mirësitë e Tij dhe faktin se Ai e ngjall tokën pasi ka vdekur dhe është shkretuar, duke shpërndarë në të mëshirën e Tij. Nuk e mendojnë ata të mjerë se çfarë do të ndodhte nëse Allahu do t’u lëshonte atyre bimëve një erë të fuqishme e shkatërruese? Si do të veprojnë kur ta shohin atë të zverdhur, gati për t’u shkatërruar? Këta mosmirënjohës do të nxitojnë të mohojnë besimin e drejtë. Ata harrojnë të gjitha mirësitë e shkuara dhe nguten të shprehin mohimin e Zotit. Këtyre të mjerëve nuk u bëjnë dobi këshillat e qortimet.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Er-Rum • Ajet 50 E ardhshme Er-Rum • Ajet 52