Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Sexhde — Ajet 10 (Shqip) — Video

Es-Sexhde • Ajet 10 nga 30 • Shqip


وَقَالُوا أَإِذَا ضَلَلْنَا فِي الْأَرْضِ أَإِنَّا لَفِي خَلْقٍ جَدِيدٍ ۚ بَلْ هُمْ بِلِقَاءِ رَبِّهِمْ كَافِرُونَ 10
Përkthim:
Dhe ata thonë: “E, vallë, pasi të humbasim nën tokë, përsëri do të ngjallemi?” Dhe ata, nuk besojnë se do të takohen me Zotin e tyre. Es-Sexhde 32:10
Tefsiri:

Ata thonë: “Çfarë! Pasi të tretemi e humbasim në tokë, a thua ne do të krijohemi rishtazi?” -

edhe pasi të jemi tretur e të jemi shpërbërë tërësisht dhe të jemi shpërndarë nëpër tokë e nëpër vende të largëta që nuk i di kush, ne do të rikthehemi në një krijim të ri? Me këto fjalë ata pretendojnë se kjo ishte diçka shumë e largët dhe e pamundur. Kështu mendonin ata të mjerë sepse e mendojnë fuqinë e Zotit si fuqinë e tyre duke bërë këtë krahasim të ulët. Kjo pyetje që ata bënë nuk ishte për të gjetur të vërtetën por ishte një pyetje e padrejtë që nënkuptonte të pavërtetën dhe mohimin e besimit të ringjalljes. Kështu ata e mohojnë takimin me Zotin dhe ringjalljen para Tij. Prandaj Allahu thotë për ta:

Por, ata mohojnë takimin me Zotin e tyre! -

dihet mirë nga çfarë buron dhe çfarë synon kjo pyetje. Kështu, nëse qëllimi i tyre do të ishte qartësimi i së vërtetës, argumentet e Zotit janë të tila që e qartësojnë këtë çështje plotësisht dhe e bëjnë aq të qartë, sa të duket sikur e sheh me sytë e ballit, ashtu siç e sheh diellin që shndrit. A nuk u mjafton atyre si argument fakti që Zoti i krijoi ata nga hiçi, kur nuk ekzistonin? duhet ta dinë që rikrijimi nga mbetuinat në tokë është më i thjeshtë se sa fillimi nga hiçi. Pastaj, a nuk e shohin ata tokën e shkretë se si merr jetë e gjallërohet pasi në të bie shiu? A nuk e shohin se si mbijnë në të ato fara që më parë qëndronin të fshehura në tokë?
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Sexhde • Ajet 9 E ardhshme Es-Sexhde • Ajet 11