Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Sexhde — Ajet 9 (Shqip) — Video

Es-Sexhde • Ajet 9 nga 30 • Shqip


ثُمَّ سَوَّاهُ وَنَفَخَ فِيهِ مِنْ رُوحِهِ ۖ وَجَعَلَ لَكُمُ السَّمْعَ وَالْأَبْصَارَ وَالْأَفْئِدَةَ ۚ قَلِيلًا مَا تَشْكُرُونَ 9
Përkthim:
pastaj, e ka krijuar atë (njeriun) dhe i ka dhënë gjallëri, me frymëzimin e Tij. Ai ju ka dhënë të dëgjuarit, të pamurit dhe të menduarit, - e sa pak prej jush që jeni mirënjohës. Es-Sexhde 32:9
Tefsiri:

Por Ai e formësoi atë plotësisht

(në barkun e nënës)- pastaj e bëri një krijesë të plotë me mish, kocka, nerva, damarë, e gjithçka tjetër. Ai e përkreu krijimin e njeriut. Çdo gjymtyrë e vendosi në vendin e vet, pikërisht atje ku duhet. Pastaj:

dhe i fryu prej shpirtit të

(krijuar prej)

Tij. -

Kështu Zoti dërgon një melek që i fryn shpirtin dhe kjo krijesë kthehet, me lejen e Allahut, në një gjallesë me shpirt.

Është Ai që ju pajisi me dëgjim, me shikim dhe me zemër. -

Kështu, dalëngadalë Ai i kompleton mirësitë tuaja. Është Ai që ju jep aftësinë për të parë dhe për të dëgjuar. Ai ju jep edhe aftësinë për të logjikuar dhe ndier me zemër.

Por ju, shumë pak falënderoni. -

shumë pak po jeni mirënjohës për Atë që ju krijoi e formësoi me më të bukurën formë e krijim.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Sexhde • Ajet 8 E ardhshme Es-Sexhde • Ajet 10