Ne edhe Musait i patëm dhënë Librin më parë. Prandaj, ti
(O Muhamed)mos ki dyshim në atë
(shpalljen)që po të jepet
(prej Allahut)! - Argumentet e së vërtetës dhe shenjat e qarta të saktësisë kanë ardhur në të gjitha shpalljet e Zotit, prandaj nuk ka vend për dyshime dhe hezitim.Ne e bëmë Atë
(librin e Musait)udhëzim
(dhe dritë)për bijtë e Izraelit. -
Librin që i dhamë Musait, Teuratin, e bëmë udhëzim (dhe dritë) për bijtë e Izraelit. Përmes tij, ata gjenin rrugën dhe dritën për të njohur themelet e fesë dhe besimit, si dhe sqarime të hollësishme, që i shkonin asaj epoke e vendi kur jetuan bijtë e Izraelit. Ajo shpallje ishte e veçantë vetëm për popullin e bijve të Izraelit. Ndërsa Kur'anin e madhërishëm, Allahu i Madhëruar e bëri udhëzim dhe dritë për të gjithë njerëzit dhe popujt. Ai është udhëzim për të gjitha krijesat që ato të gjejnë dritën dhe udhën e drejtë në të gjitha çështjet e tyre, si në çështjet e dynjasë, ashtu edhe të fesë dhe besimit të tyre, deri në Ditën e Kijametit. Kur'ani është shpallur për të gjithë njerëzimin, në çdo kohë dhe në çdo vend, sepse është një udhëzim dhe dritë e plotë, që qëndron mbi çdo fjalë dhe udhëzim tjetër, siç thotë i Madhëruari: "Nuk ka dyshim se në Pllakën e Ruajtur (Levhi Mahfudh) te Ne, ai (Kur'ani) është i lartë dhe plot urtësi." [Zuhruf 4].