Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Es-Sexhde — Ajet 24 (Shqip) — Video

Es-Sexhde • Ajet 24 nga 30 • Shqip


وَجَعَلْنَا مِنْهُمْ أَئِمَّةً يَهْدُونَ بِأَمْرِنَا لَمَّا صَبَرُوا ۖ وَكَانُوا بِآيَاتِنَا يُوقِنُونَ 24
Përkthim:
Na, prej tyre – kemi bërë udhëheqës, të cilët udhëzonin me urdhërat Tona, meqë ishin të durueshëm dhe besonin bindshëm në argumentet Tona. Es-Sexhde 32:24
Tefsiri:

Ne nxorrëm ndër ta prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë njerëzit

(në udhën e drejtë)

. ... -

Nga mesi i bijve të Izraelit, Zoti zgjodhi disa e i bëri: "...prijës, që me urdhrin Tonë udhëzojnë (në udhën e drejtë)", domethënë, dijetarë rreth ligjit të Zotit dhe rrugëve të shumta të udhëzimit. Ata ishin të udhëzuar dhe udhëzues për të tjerët, nëpërmjet dritës së diturisë që Zoti u dhuroi. Libri që Zoti u shpalli atyre ishte udhëzimi dhe drita, ndërsa ata që e besuan këtë libër ishin dy kategori:

1 Udhëheqës dhe imamë, që udhëzonin dhe mësonin edhe të tjerët me dritën e diturisë që Zoti u fali, duke i nderuar me të.

2 Pasues, që udhëzoheshin dhe merrnin mësim nga këta udhëheqës të mirë.Këta të fundit ishin të gradave të ndryshme, në varësi të pasimit të dritës së sjellë nga Zoti. Ndërsa grupi i parë, sigurisht, që qëndronin në gradë më të lartë. Ata vinin menjëherë pas gradës së profetëve, kjo është grada e të sinqertëve. Këtë gradë të lartë ata e arritën nëpërmjet durimit për të mësuar diturinë e dobishme e për t’ua mësuar të tjerëve, nëpërmjet devotshmërisë dhe ftesës së njerëzve në rrugën e Allahut dhe duke duruar vështirësitë dhe mundimet gjatë kësaj rruge. Gjithashtu, ata e ruajtën veten nga gjynahet dhe poshtërsitë dhe u treguan shumë të vëmendshëm, që gjithmonë ta frenonin veten, sa herë që epshet dhe dëshirat i nxisnin për t’u harruar në argëtime e kotësi. Ata ishin gjithmonë të matur dhe të kujdesshëm. Allahu i lartësuar thotë:

Ja kështu ndodhi, sepse ata ishin durimtarë dhe kishin dituri të madhe

(e të sigurt)

për argumentet Tona.. -

Në lidhje me imanin në librat e argumentet e Zotit, ata arritën gradën e sigurisë së plotë, pra, të diturisë së plotë dhe të sigurt, që prodhon dhe sjell punë të mira, sipas diturisë. Ata ndoqën hapat e duhur për të mësuar diturinë e dobishme nga burimi i saktë dhe i sigurt i Zotit, i vetmi burim që sjell sigurinë dhe largon çdo dyshim, pra, nga Shpallja e Zotit. Ata ishin gjithnjë duke mësuar çështjet dhe argumentonin vazhdimisht me faktet e shumta të sjella nga Zoti dhe Profeti, derisa arritën atë gradë të lartë të sigurisë së plotë në çdo çështje të Zotit dhe Shpalljes. Kështu, me durim dhe siguri e dituri të plotë arrihet grada e udhëheqësit (imamit) në fenë e Zotit. Por kishte edhe çështje për të cilat bijtë e Izraelit ranë në kundërshti. Pati prej tyre që ia qëlluan të vërtetës dhe pati që nuk ia qëlluan, ose me vetëdije ose gabimisht. Thotë i Madhëruari:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Es-Sexhde • Ajet 23 E ardhshme Es-Sexhde • Ajet 25