do t’u hynin atyre nga anët e saj
(Medines)dhe prej tyre të kërkohej tradhtia
(e besimit të drejtë e kthimi në idhujtari), ata me siguri do të tradhtonin pa u vonuar aspak. -
Nëse armiku do të hynte në Medinë dhe ta pushtonte atë, ata jo vetëm që nuk do të luftonin, por do t'i përgjigjeshin ftesës së mohuesve për ta lënë fenë e Zotit dhe do të braktisnin fenë dhe besimin e pastër. Madje, Allahu thotë: "... ata me siguri do të tradhtonin pa u vonuar aspak...", sepse do t'u përgjigjeshin pa asnjë rezistencë. Ai thotë : "... pa u vonuar aspak", nuk do të bënin asnjë rezistencë, por thjesht, me të parë pushtimin e armikut, do t'i përgjigjeshin atij në gjithçka që ai kërkonte, duke miratuar kufrin e tyre. Ky është realiteti i këtyre njerëzve dhe gjendja e besimit të tyre.