Dhe ishin ata që më parë i patën dhënë besën Allahut se kurrë nuk do të bënin prapa
(në luftë). ... -
Kjo ishte gjendja e tyre, edhe pse i patën dhënë besën Zotit se kurrë nuk do të tërhiqeshin.Dhe për premtimin që i jepet Allahut
(sigurisht)duhet përgjigjur. -
Le ta dinë të gjithë se premtimet ndaj Allahut kanë përgjegjësi për t'u mbajtur. Ai ka për t'i marrë në llogari të gjithë për këto premtime, prandaj nëse ata i kanë thyer, atëherë si e mendojnë se do të jetë përfundimi i tyre? Çfarë do të bëjë Zoti me ta?