Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahzab — Ajet 16 (Shqip) — Video

El-Ahzab • Ajet 16 nga 73 • Shqip


قُلْ لَنْ يَنْفَعَكُمُ الْفِرَارُ إِنْ فَرَرْتُمْ مِنَ الْمَوْتِ أَوِ الْقَتْلِ وَإِذًا لَا تُمَتَّعُونَ إِلَّا قَلِيلًا 16
Përkthim:
Thuaju: “Nuk do t’ju bëjë bobi të ikurit, nëse ikni prej vdekjes apo mbytjes. Edhe atëherë (nëse ikni), ju vetëm pak do të kënaqeni”. El-Ahzab 33:16
Tefsiri:

Thuaj: “Ikja për t'i shpëtuar vdekjes ose vrasjes

(në luftë)

nuk ju sjell asnjë dobi. Edhe po të shpëtoni atëherë, nuk do të jetoni veçse për pak kohë.”. -

Duke i qortuar për dorëzimin e tyre dhe duke i njoftuar se kjo nuk ka për t'u sjellë asnjë dobi të pretenduar, thuaju atyre: “Ikja për t'i shpëtuar vdekjes ose vrasjes (në luftë) nuk ju sjell asnjë dobi. Edhe po të shpëtoni atëherë, nuk do të jetoni veçse për pak kohë.” Siç thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: "Thuaju: “Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, ata që u është shkruar të vriten, do të shkonin patjetër në vendin e vrasjes.” [Al-Imran 154]. Shkaqet mund të sjellin pasojat vetëm nëse nuk bien ndesh me ligjin dhe caktimin e Zotit. Por nëse vjen caktimi kaderi dhe vendimi (el-kadau) i Zotit, zhvlerësohet çdo shkak dhe nuk sjell asnjë pasojë. Çdo përpjekje që njeriu mendon se mund ta ndihmojë, nuk ka për t'i sjellë asnjë dobi të shpresuar. Kur ju u larguat nga lufta, që t'i shpëtoni vdekjes dhe vrasjes, e bëtë këtë që të mund të jetoni e shijoni akoma kënaqësi të kësaj dynjaje. Por diheni se: "... atëherë do të jetoni veçse për pak kohë." Dhe kjo kënaqësi e pakët është shumë e papërfillshme përballë gjynahut të madh që bëtë me dezertimin tuaj dhe braktisjen e urdhrit të Zotit. Me këtë, ju privoni veten tuaj nga mirësia e madhe që Zoti u premtoi durimtarëve në këtë jetë dhe në ahiret, mes atyre kënaqësive të pashembullta dhe të pashtershme.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahzab • Ajet 15 E ardhshme El-Ahzab • Ajet 17