Sureja El-Xhumua (Xhumaja — الجمعة) (Ajet 8)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




62 El-Xhumua(الجمعة), Ajet 8

قُلْ إِنَّ الْمَوْتَ الَّذِي تَفِرُّونَ مِنْهُ فَإِنَّهُ مُلَاقِيكُمْ ۖ ثُمَّ تُرَدُّونَ إِلَىٰ عَالِمِ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ فَيُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ 8 ٨

Thuaj: “Vdekjes së cilës po i ikni ju, ajo do t’ju arrijë. Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, që i di gjërat e dukshme dhe të padukshme, dhe Ai do t’u informojë juve për atë që keni punuar”. (8)

Tefsiri
Thuaju: “Vdekja, së cilës ju i ruheni, pa dyshim që ka për t’ju zënë! Pastaj, ju do të ktheheni tek Ai, që e di të padukshmen dhe të dukshmen dhe atëherë, Ai do t’ju tregojë se çfarë keni vepruar.” -

Pa diskutim do të vijë dita kur ata t’i gllabërojë vdekja, të cilën Zoti e ka bërë të pashmangshme për krijesat. Pas plotësimit të afatit të tyre në këtë dynja, kur ata t’i dorëzohen vdekjes, vjen Dita e Kijametit, kur ata do të kthehen të gjithë tek i Gjithëdituri për të fshehtën dhe të dukshmen. Ajo do të jetë dita kur secili do të shpërblehet me drejtësi për gjithçka që ka punuar, të mirë apo të keqe, të vogël apo të madhe.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë