Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahzab — Ajet 25 (Shqip) — Video

El-Ahzab • Ajet 25 nga 73 • Shqip


وَرَدَّ اللَّهُ الَّذِينَ كَفَرُوا بِغَيْظِهِمْ لَمْ يَنَالُوا خَيْرًا ۚ وَكَفَى اللَّهُ الْمُؤْمِنِينَ الْقِتَالَ ۚ وَكَانَ اللَّهُ قَوِيًّا عَزِيزًا 25
Përkthim:
Perëndia i ka zmbrapsur mohuesit me hidhërimin e tyre, ngase nuk e arritën asnjë të mirë. Perëndia i kursei besimtarët nga lufta, - Perëndia, me të vërtetë, është i fuqishëm dhe i pushtetshëm, El-Ahzab 33:25
Tefsiri:

Dhe Allahu i zmbrapsi ata që nuk besuan bashkë me tërë mllefin e tyre, dhe ata nuk fituan asgjë të mirë. -

I ktheu ata duarbosh dhe të poshtëruar. Ata nuk e arritën dot atë që, me aq padurim, synonin ta arrinin e realizonin, domethënë, vrasjen e Profetit dhe të besimtarëve. Ata ishin të bindur se do ta arrinin qëllimin, sepse i mashtroi epërsia numerike e aftësitë ushtarake. Ata u krenuan me aleancën e tyre të gjerë në këtë luftë dhe ishin tërësisht të bindur për fitoren. Por Allahu i Madhëruar u dërgoi atyre një furtunë shumë të madhe, që i tronditi e shkuli nga vendi i fushimit. Era ua fluturoi çadrat dhe ua derdhi përmbysi kazanët ku gatuanin. Ndërsa në zemrat e tyre Allahu futi frikën, dhe kështu u larguan të mbushur me zemërim dhe me urrejtje. Kjo ishte ndihma e Allahut për robërit e Tij besimtarë.

Dhe Allahu ua largoi luftën besimtarëve. -

Allahu i ruajti besimtarët me ushtrinë e Tij, me erërat e furishme.

Allahu është i Plotfuqishëm, Ngadhënjimtar. -

Çdokush që lufton kundër rrugës së Tij dhe besimtarëve, do të mposhtet. Për Allahun, asgjë nuk është e pamundur. Ai e përmbush gjithçka që dëshiron. Asnjë fuqi dhe ushtri nuk të bën dobi përballë fuqisë së Tij. Edhe më të fuqishmit nuk i sjell dobi fuqia, nëse nuk e ndihmon Allahu.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahzab • Ajet 24 E ardhshme El-Ahzab • Ajet 26