Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahzab — Ajet 26 (Shqip) — Video

El-Ahzab • Ajet 26 nga 73 • Shqip


وَأَنْزَلَ الَّذِينَ ظَاهَرُوهُمْ مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ مِنْ صَيَاصِيهِمْ وَقَذَفَ فِي قُلُوبِهِمُ الرُّعْبَ فَرِيقًا تَقْتُلُونَ وَتَأْسِرُونَ فَرِيقًا 26
Përkthim:
e ithtarët e Librit, të cilët i ndihmuan ata (Kurejshit), i nxori prej kështjellave të tyre, dhe mbolli frikë në zemrat e tyre; një grup (të tyre e keni mbytur, e një tjetër e keni zënë rob, El-Ahzab 33:26
Tefsiri:
Ai (Allahu)

i nxori prej fortesave ata ithtarë të librit

(jehudinj)

, që i ndihmuan ato

(ushtritë armike), - Është fjala për jehudët, të cilët e tradhtuan Profetin, duke shkelur paktin me të. Ata u bënë me aleancën kundër Profetit. Allahu i Madhëruar i nxori ata nga kështjellat e tyre, për t'u gjykuar me ligjin Islam dhe me vendimin që do të merrte Profeti për ta.

dhe hodhi frikë në zemrat e tyre. -

Për këtë arsye, ata nuk patën guximin të bënin qëndresë dhe të luftonin, por u dorëzuan si frikacakë dhe u poshtëruan.

Kështu, një grup prej tyre i vratë, ... -

Kështu u veprua me të gjithë burrat që mund të luftonin.

kurse disa të tjerë i robëruat. -

gratë dhe fëmijët e tyre u robëruan. Ky ishte dënimi për tradhtinë e atij populli.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahzab • Ajet 25 E ardhshme El-Ahzab • Ajet 27