Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahzab — Ajet 39 (Shqip) — Video

El-Ahzab • Ajet 39 nga 73 • Shqip


الَّذِينَ يُبَلِّغُونَ رِسَالَاتِ اللَّهِ وَيَخْشَوْنَهُ وَلَا يَخْشَوْنَ أَحَدًا إِلَّا اللَّهَ ۗ وَكَفَىٰ بِاللَّهِ حَسِيبًا 39
Përkthim:
për ata (pejgamberë) që i kanë sjellur shpalljet e Perëndisë dhe ë i kanë druajt Atij, dhe që nuk janë frikësuar prej askujt, pos Perëndisë. E, mjafton që të japësh llogari te Perëndia! El-Ahzab 33:39
Tefsiri:

Ata, që i kumtojnë shpalljet e Allahut

(ndër njerëz)

, i frikësohen vetëm Allahut e askujt tjetër përveç Tij. -

Ata u kumtojnë njerëzve ajetet dhe shpalljet e Allahut, argumentet dhe faktet e Tij të qarta, dhe i ftojnë ata që ta adhurojnë Allahun. Cilësia dalluese e tyre është: i frikësohen vetëm Allahut e askujt tjetër përveç Tij. Ata i frikësohen Allahut duke e njohur si një të vetëm dhe të pashoq. Ata nuk i frikësohen dhe druhen askujt tjetër veç Allahut. Kjo normë (martesa me shumë gra) ishte pjesë e traditës së gjithë profetëve, të cilët ishin të ruajtur nga Zoti prej gjynaheve që cenonin figurën e tyre. Atëherë, kjo vepër kurrsesi nuk mund të shihet si mangësi, por si vlerë e tyre. Dhe mos harro se detyra e atyre të zgjedhurve, të cilën ata e plotësuan në mënyrën më të plotë, ishte që t’i ftonin njerëzit në rrugën dhe ligjet e Zotit, për t’ju druajtur veçse Allahut, duke përmbushur urdhëresat e Tij dhe larguar nga ndalesat e Tij.

Dhe mjafton Allahu si llogaritës

(i veprave të robit). - Është Ai që do t’i marrë në llogari robërit e Tij. Ai sheh dhe i di mirë të gjitha veprat e tyre. Nga kjo kuptohet se martesa është prej traditës së profetëve të dërguar nga Zoti.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahzab • Ajet 38 E ardhshme El-Ahzab • Ajet 40