Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Ahzab — Ajet 40 (Shqip) — Video

El-Ahzab • Ajet 40 nga 73 • Shqip


مَا كَانَ مُحَمَّدٌ أَبَا أَحَدٍ مِنْ رِجَالِكُمْ وَلَٰكِنْ رَسُولَ اللَّهِ وَخَاتَمَ النَّبِيِّينَ ۗ وَكَانَ اللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمًا 40
Përkthim:
Muhammedi nuk është babë i askujt prej njerëzve (meshkujve) tuaj, por është Pejgamber i Perëndisë dhe vula e pejgamberëve, e Perëndia është i Gjithëdijshëm për çdo gjë. El-Ahzab 33:40
Tefsiri:

Muhamedi nuk është babai i asnjërit prej burrave tuaj por

(ai është)

i dërguari i Allahut dhe vula e të gjithë Profetëve. -

Profeti Muhamed (a.s) nuk është babai i askujt prej jush, ashtu siç nuk ishte as babai i Zejd ibn Harithes. Kuptimi këtu është “prind biologjik”, pra, jo në kuptimin e edukuesit dhe kujdestarit, që mëson dhe udhëzon besimtarët. Fjala ebbnë gjuhën arabe ka kuptimin “prind biologjik” dhe “edukator” pra, ai që kujdeset, të mëson dhe të edukon. Me kuptimin e dytë, Profeti është prindi dhe edukatori i çdo besimtari dhe gratë e tij janë nënat e besimtarëve. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e specifikon ajetin: "Muhamedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj ...", duke thënë: "… por ai ishte i Dërguari i Allahut dhe vula e të gjithë profetëve." Ai ishte profet i Zotit dhe vula e të gjithë të dërguarve të Zotit dhe, si i tillë, atij duhet t'i bindeni, duhet ta pasoni, dhe sipas rrugës së tij duhet të udhëzoheni. Atë duhet ta besoni dhe ta doni më shumë se gjithçka tjetër, madje më shumë se prindërit fëmijët, vetja dhe e gjithë bota. Ai është prindi dhe edukatori juaj, duke u nisur nga përkujdesi, edukimi dhe udhëzimi që solli për ju, si dhe nga mirësia që ju ofroi.

Allahu është i Gjithëditur për gjithçka. -

Dituria e Allahut i ka përfshirë të gjitha. Ai e di mirë ku e jep Shpalljen e Tij, kush e meriton mirësinë e Tij dhe kush nuk e meriton.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Ahzab • Ajet 39 E ardhshme El-Ahzab • Ajet 41