Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sheba — Ajet 11 (Shqip) — Video

Sheba • Ajet 11 nga 54 • Shqip


أَنِ اعْمَلْ سَابِغَاتٍ وَقَدِّرْ فِي السَّرْدِ ۖ وَاعْمَلُوا صَالِحًا ۖ إِنِّي بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌ 11
Përkthim:
(dhe i thamë Ne atij): “Puno ti pancire (këmisha të hekurit) të gjerë! Thurri ato në masa të nevojshme dhe puno vepra të mira. Me të vërtetë, Unë shoh çka punoni ju. Sheba 34:11
Tefsiri:

Ne e zbutëm hekurin për të

(për ta punuar). (Ne i thamë)

"Puno parzmore

(hekuri)

të gjëra dhe thuri me saktësi ato! -

Zoti ia zbuti hekurin, që ai të prodhonte parzmore, madje edhe i mësoi si t'i punonte ato në formën më të bukur, të fortë dhe të përshtatshme. Daudi i punonte ato hallkë pas hallke dhe i thurte me njëra tjetrën. I Lartësuari thotë:

Dhe bëni vepra të mira se Unë e shikoj atë që bëni ju. -

Pasi përmendi të mirat që i dhuroi Daudit e familjes së tij, Zoti e urdhëroi që të ishte mirënjohës dhe të bënte vepra të mira. Ai e urdhëroi që të ndiente mbikëqyrjen e Allahut, duke rregulluar vetveten, sepse Allahu i shikon të gjitha veprimet dhe është mbikëqyrës i gjithçkaje. Allahut nuk i fshihet asgjë nga veprat e robërve.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sheba • Ajet 10 E ardhshme Sheba • Ajet 12