Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sheba — Ajet 13 (Shqip) — Video

Sheba • Ajet 13 nga 54 • Shqip


يَعْمَلُونَ لَهُ مَا يَشَاءُ مِنْ مَحَارِيبَ وَتَمَاثِيلَ وَجِفَانٍ كَالْجَوَابِ وَقُدُورٍ رَاسِيَاتٍ ۚ اعْمَلُوا آلَ دَاوُودَ شُكْرًا ۚ وَقَلِيلٌ مِنْ عِبَادِيَ الشَّكُورُ 13
Përkthim:
Ata i punonin atij ç’dëshironte: tempuj dhe përmendore, enë të gjera si rezervoar dhe qypa të mëdhenj – të palëvizshëm (për shkak të madhësisë). “O familje e Davudit! Punoni duke falenderuar (Perëndinë)!” – E, pak nga robërit e Mi janë falenderues. Sheba 34:13
Tefsiri:
Ata (xhindet)

bënin për të gjithçka që ai dëshironte: Tempuj, skulptura, legena të gjera si rezervuare dhe kazanë

(gatimi)

të mëdhenj e të palëvizshëm. -

Ata punonin gjithçka që urdhëronte dhe dëshironte Sulejmani pa e bërë dysh fjalën e tij. Ata ngrinin ndërtesa gjigande, shumë të bukura e të forta. Ata bënin skulptura me pamje kafshësh dhe sendesh të pashembullta, në aspektin e hijeshisë dhe perfeksionit artistik. Gjithashtu, bënin enë të mëdha, që ngjanin si rezervuare, sepse duheshin për të gatuar ushqim. Ata kishin kazanë të mëdhenj, që nuk mund të lëviznin nga vendi. Pasi përmendi mirësitë e Tij mbi ta, Allahu i Madhëruar i urdhëroi që të ishin mirënjohës për to:

Tregohuni mirënjohës o familje e Daudit! -

Këtu bëjnë pjesë Daudi, fëmijët dhe familja e tij, sepse këto ishin mirësi për të gjithë. Shumë nga këto mirësi i gëzonin të gjithë të tjerët. Bëni vepra të mira, si falënderim dhe mirënjohje për atë që Zoti ju ka dhënë.

Por, pak nga robërit e Mi janë mirënjohës. -

Shumica nuk i janë mirënjohës Allahut për mirësitë që u ka dhuruar dhe për të këqijat nga të cilat i ka ruajtur dhe shpëtuar. Mirënjohja është ndjenja e zemrës për mirësitë që Allahu të ka dhuruar duke treguar varfërinë dhe nevojën e madhe që ke për Allahun, si dhe shfrytëzimi i këtyre mirësive në bindje ndaj Allahut. Mirënjohje është, gjithashtu, që të mos i shfrytëzosh mirësitë e Zotit në vepra të këqija dhe në mosbindje ndaj Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sheba • Ajet 12 E ardhshme Sheba • Ajet 14