Kur Ne vendosëm që ai të vdiste, askush nuk i njoftoi ata
(xhindet)për vdekjen e tij, përveç një krimbi të vogël që brejti shkopin e tij. -
Shejtanët vazhdonin të punonin për Sulejmanin dhe të përmbushnin çdo urdhër të tij. Ndërkohë, shejtanët i kishin mashtruar njerëzit dhe u kishin thënë se ata e dinin të fshehtën, se dinin të shihnin të ardhmen dhe çdo gjë që ndodh. Por Allahu i Madhëruar deshi që t'ua zbulonte njerëzve gënjeshtrën e shejtanëve në këtë pretendim. Kështu, shejtanët vazhduan të punonin për Sulejmanin kur Allahu vendosi që ta merrte Profetin e Tij. Sulejmani ndërroi jetë dhe qëndronte mbështetur në shkopin e tij. Sa herë kalonin pranë tij dhe e shikonin të mbështetur në shkopin e tij, shejtanët mendonin se ishte ende gjallë dhe e kishin frikë. Ata vazhduan të punonin për një vit rresht, sikurse është thënë. Kështu vazhduan, ndërsa krimbi hante ngadalë shkopin e Sulejmanit. Kur shkopi u thye, Sulejmani u rrëzua. Atëherë shejtanët u përhapën dhe u larguan nga shërbimi i Sulejmanit. Vetëm kështu e kuptuan njerëzit se shejtanët nuk e dinin të fshehtën.Kështu, vetëm kur ai u rrëzua, e panë xhindet qartë se sikur ata
(xhindet)të dinin të fshehtën, nuk do të kishin vazhduar të qëndronin nën mundimin e rëndë. -
Ata kurrë nuk do të vazhdonin ta bënin atë punë të vështirë. Nëse do të dinin të fshehtën, atëherë do të dinin edhe për vdekjen e Sulejmanit, që ishin duke e pritur me padurim, që të shpëtonin nga nënshtrimi e vuajtja.