Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sheba — Ajet 15 (Shqip) — Video

Sheba • Ajet 15 nga 54 • Shqip


لَقَدْ كَانَ لِسَبَإٍ فِي مَسْكَنِهِمْ آيَةٌ ۖ جَنَّتَانِ عَنْ يَمِينٍ وَشِمَالٍ ۖ كُلُوا مِنْ رِزْقِ رَبِّكُمْ وَاشْكُرُوا لَهُ ۚ بَلْدَةٌ طَيِّبَةٌ وَرَبٌّ غَفُورٌ 15
Përkthim:
Me të vërtetë, banorët e Sabës kanë pasur argument të madh në vendbanimin e tyre: dy kopshte në të djathtë dhe në të majtë të lumit. (E, u kemi thënë): “Hani nga ato që u ka furnizuar Zoti juaj dhe falenderohuni Atij! (Ky) është vis i mrekullueshëm, (e Zoti juaj) është Zot që falë shumë!” Sheba 34:15
Tefsiri:
Sebei ishte një popull i njohur, që jetonte në rrethinat e Jemenit. Vendbanimi i tyre quhej Merib. Allahu i Lartësuar, nga mëshira e madhe dhe butësia e Tij me njerëzit në përgjithësi dhe me arabët në veçanti, u tregoi në këtë Kur'an historitë e popujve të ndëshkuar dhe të shkatërruar, që kishin jetuar rreth e rrotull arabëve. Shumë nga gërmadhat e tyre ende mund të shiheshin nga njerëzit dhe historitë e tyre transmetoheshin brez pas brezi. Kjo e bëri më të thjeshtë që ata të pranonin Kur'anin dhe të besonin mesazhin e tij. I Lartësuari thotë:

Në vendbanimet e Popullit të Sebe-it pati shenja të shumta

(të mirësive të Allahut). - Në vendin ku ata jetonin, Zoti u kishte sjellë shenja madhështore. Shenjat për të cilat flitet këtu janë mirësitë e shumta dhe mbrojtja nga çdo e keqe që Allahu u kishte mundësuar. Kjo duhet t'i bënte që ta adhuronin Allahun si një të vetëm dhe të tregoheshin mirënjohës ndaj Tij. Pastaj i Lartësuari i shpjegon më hollësisht këto shenja:

Atje ndodheshin dy kopshte - nga ana e djathtë

(e luginës)dhe nga ana e majtë. Hani nga begatitë e Zotit tuaj dhe jini mirënjohës ndaj Tij! Ky është një vend i mirë dhe Zoti është Falës i Madh.” -

Mes këtyre dy kopshteve të begatshme, ishte një luginë, në të cilën rridhte një lumë me ujë shumë dhe i rrëmbyer. Për këtë arsye, ata kishin ndërtuar një pendë të madhe e të mirëprojektuar, që t'i ruante nga përmbytjet dhe që të mblidhte ujin, që ta përdornin kur të dëshironin. Kështu, kur vinte sezoni i shirave, uji mblidhej aty, të cilin ata e shpërndanin më vonë në kopshtet e lulëzuara e madhështore. Aq të shumta ishin prodhimet, saqë të gjithë i kishin zili. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i urdhëroi që të ishin mirënjohës për gjitha këto mirësi që u kishte dhuruar. Ndër to ishin këto dy kopshte, nga të cilat u vinte shumica e prodhimeve të tyre. Allahu e quan vendin e tyre si “vend i mirë”, sepse kishte një klimë të mrekullueshme dhe ajër të pastër. Ata nuk vuanin nga pluhuri e tymi dhe jetonin një jetë të këndshme. Allahu u premtoi se, nëse tregoheshin mirënjohës, do t’ua falte gjynahet dhe do t'i mëshironte.
Shko te videoja e plotë e sures