Sureja El-Xhin (Xhindët — الجن) (Ajet 24)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




72 El-Xhin(الجن), Ajet 24

حَتَّىٰ إِذَا رَأَوْا مَا يُوعَدُونَ فَسَيَعْلَمُونَ مَنْ أَضْعَفُ نَاصِرًا وَأَقَلُّ عَدَدًا 24 ٢٤

E, kur ata të shohin atë për çka u është tërhequr vërejtja, do ta dinë ata se kush është më i dobët (në ndihmë) dhe në numër më i vogël. (24)

Tefsiri
Kur të shohin atë që u është premtuar, atëherë do të kuptojnë se cili ka ndihmëtarë më të dobët dhe është më i pakët në numër. -

Kur ata ta shohin me sytë e ballit dhe të sigurohen për ndëshkimin që i pret, atëherë do ta njohin realisht se cili ka ndihmëtarë më të dobët dhe është më i pakët në numër, sepse atë ditë nuk do të kenë as ushtri e as përkrahës që mund t’i ndihmojnë, madje as vetveten nuk do mund ta ndihmojnë. Të gjithë do të ringjallen tek i Lartësuari të vetëm, sikurse i ka krijuar herën e parë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë