Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sheba — Ajet 18 (Shqip) — Video

Sheba • Ajet 18 nga 54 • Shqip


وَجَعَلْنَا بَيْنَهُمْ وَبَيْنَ الْقُرَى الَّتِي بَارَكْنَا فِيهَا قُرًى ظَاهِرَةً وَقَدَّرْنَا فِيهَا السَّيْرَ ۖ سِيرُوا فِيهَا لَيَالِيَ وَأَيَّامًا آمِنِينَ 18
Përkthim:
Dhe Ne kemi bërë në mes tyre dhe vendbanimeve që i kemi bekuar, vendbanime të lidhura (dhe të rregulluara); dhe Ne e kemi caktuar nëpër to udhëtimin. (U kemi thënë): “Udhëtoni nëpër to – natë e ditë, të sigurtë!” Sheba 34:18
Tefsiri:

Dhe, mes tyre dhe qyteteve që i patëm bekuar

(në Sham)

, Ne patëm vendosur qytete në vende të dukshme dhe jua bëmë udhëtimin të lehtë: "Udhëtoni të sigurt nëpër to natën e ditën!" -

Ndër mirësitë e shumta ishte edhe udhëtimi i sigurt për tregtinë e tyre. Allahu i Lartësuar e dinte mirë se ata kishin nevojë për të udhëtuar drejt tokave të bekuara të Shamit, ose të Jemenit, sikurse janë të mendimit shumë dijetarë selefë të tefsirit. Për këtë arsye, Allahu u bëri të mundur çdo gjë të nevojshme që udhëtimet tyre të tregtisë të ishin të sigurta dhe të lehta. Ata udhëtonin të qetë, sepse të gjitha vendbanimet kishin lidhje me njëra tjetrën, duke mënjanuar kështu shumë vështirësi dhe duke patur shumë begati. Nuk humbisje nëpër ato udhëtime. Allahu thotë gjithashtu: "Udhëtoni të sigurt nëpër to natën e ditën!" E tillë ishte mirësia që Zoti u dhuroi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sheba • Ajet 17 E ardhshme Sheba • Ajet 19