Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sheba — Ajet 19 (Shqip) — Video

Sheba • Ajet 19 nga 54 • Shqip


فَقَالُوا رَبَّنَا بَاعِدْ بَيْنَ أَسْفَارِنَا وَظَلَمُوا أَنْفُسَهُمْ فَجَعَلْنَاهُمْ أَحَادِيثَ وَمَزَّقْنَاهُمْ كُلَّ مُمَزَّقٍ ۚ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَاتٍ لِكُلِّ صَبَّارٍ شَكُورٍ 19
Përkthim:
E ata thanë: “O Zoti ynë, bëne më të madhe distancën në mes udhëtimeve tona”. Andaj, i bënë dëm vetes, dhe Ne i bëmë ata objekt për t’i marrë nëpër gojë, dhe ata plotësisht i kemi shpartalluar. Dhe, në këtë, ka argumente për çdo të durueshëm dhe falenderues. Sheba 34:19
Tefsiri:

Por ata

(të velur nga mirësitë)

thanë: “O Zoti ynë! Bëji udhëtimet tona më të largëta!” -

Ata i kthyen shpinën mirënjohjes ndaj Zotit dhe adhurimit të Tij. Ata shprehën pakënaqësi dhe i nënçmuan ato mirësi, madje dëshironin që udhëtimet të ishin të largëta, kur e kishin aq të lehtë të udhëtonin mes tyre. Kështu, ata thoshin:“O Zoti ynë, bëji udhëtimet tona më të largëta!”

dhe kështu e ngarkuan veten me padrejtësi. Ne i bëmë ata rrefenja

(që tregohen gojë më gojë)

dhe i përndamë plotësisht. -

Pasi i goditi ndëshkimi, ata u shpërbënë si popull dhe u shpërndanë. Zoti i bëri subjekt tregimesh që tregohen ndër njerëz, për t'u argëtuar e kaluar kohën. Madje, ata merreshin si shembull për përçarjen që u ndodhi, duke thënë: "U përçanë dhe shpërndanë, si populli i Sebe'it" dhe çdokush fliste për atë që u ndodhi atyre. Por të tilla mësime u vlejnë veçse një kategorie të veçantë njerëzish, për të cilët Zoti thotë:

Në këtë ka argumente për çdo durimtar e mirënjohës. -

Për ata që janë durimtarë në çdo vështirësi e fatkeqësi dhe i bëjnë ballë atyre veçse për hir të Allahut; për ata që nuk revoltohen ose të rebelohen kundër Zotit, por e presin me zemër të qetë e mirënjohëse për mirësitë e Zotit. Ato zemra i njohin dhe i vlerësojnë mirësitë që Zoti u ka dhënë. Ata e lavdërojnë dhe përlëvdojnë Zotin dhe i përdorin mirësitë veçse në bindje ndaj Tij dhe për kënaqësinë e Tij. Këta lloj njerëzish, kur dëgjojnë histori të tilla, e kuptojnë mirë mesazhin dhe janë të bindur se ajo që ndodhi ishte shpërblim i merituar për mohimin e Zotit dhe mosmirënjohjen ndaj Tij. Ata e dinë mirë se çdokush që vepron si ata do të ndëshkohet njëlloj si ata. Ata e kuptojnë se mirënjohja ndaj Allahut është siguria dhe ruajtja më e mirë e mirësive të Tij dhe larguesja e çdo fatkeqësie. Ata besojnë se profetët e Zotit janë të vërtetë e besnikë në atë që kanë kumtuar prej Zotit dhe se dënimi e shpërblimi i Tij është i vërtetë, ashtu siç janë të vërteta këto shembuj që na jepen në këtë dynja.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sheba • Ajet 18 E ardhshme Sheba • Ajet 20