Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sheba — Ajet 20 (Shqip) — Video

Sheba • Ajet 20 nga 54 • Shqip


وَلَقَدْ صَدَّقَ عَلَيْهِمْ إِبْلِيسُ ظَنَّهُ فَاتَّبَعُوهُ إِلَّا فَرِيقًا مِنَ الْمُؤْمِنِينَ 20
Përkthim:
Me të vërtetë, Iblisi e realizoi paramendimin e tij për ta – dhe ata shkuan pas tij, pos një grup besimtarësh. Sheba 34:20
Tefsiri:

Në të vërtetë, shejtani e realizoi mendimin e vet në lidhje me ta dhe ata e pasuan atë,... -

Populli i Sebe'it ishte nga ata tek të cilët u vërtetua dhe u realizua ai premtim që Iblisi bëri para Zotit. Ai tha, siç përmendet në ajetin kuranor: “Betohem në krenarinë Tënde, se kam për t’i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë, përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!” [Sad 82, 83]. Ky ishte një mendim dhe supozim i Iblisit, sepse ai nuk e dinte të fshehtën. Kjo ishte ajo që Iblisi mendoi, pra, se do t'i humbiste të gjithë, përveç një pakice, që janë të sinqertët. Populli i Sebe'it bënin pjesë në grupin e humbur.

përveç një pakicë besimtarësh. -

Këta të zgjedhur ishin nga ajo pakicë të cilët nuk i mohonin mirësitë e Allahut. Këta mirënjohës kurrsesi nuk mund të ishin nga ata që binin pre e mashtrimit të Iblisit. Megithatë, ka shumë mundësi që historia e popullit të Sebe'it të ketë mbaruar tek ajeti: "Në këtë ka argumente për çdo durimtar e mirënjohës." Pastaj vijohet për njerëzit në përgjithësi: "Në të vërtetë, shejtani e realizoi mendimin e vet në lidhje me ta dhe e ata e pasuan atë." Pra, flet për ata njerëz që e pasuan Iblisin në rrugën e tij. Në vijim, Allahu i Madhëruar thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sheba • Ajet 19 E ardhshme Sheba • Ajet 21