Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sheba — Ajet 21 (Shqip) — Video

Sheba • Ajet 21 nga 54 • Shqip


وَمَا كَانَ لَهُ عَلَيْهِمْ مِنْ سُلْطَانٍ إِلَّا لِنَعْلَمَ مَنْ يُؤْمِنُ بِالْآخِرَةِ مِمَّنْ هُوَ مِنْهَا فِي شَكٍّ ۗ وَرَبُّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ حَفِيظٌ 21
Përkthim:
Ai (Iblisi), nuk ka pasur kurrfarë pushteti mbi ta; Ne vetëm kemi dashur të zbulojmë se kush beson në jetën tjetër e kush dyshon në të. E, Zoti yt është mbikëqyrës i çdo gjëje. Sheba 34:21
Tefsiri:
Ai (Iblisi)

nuk kishte asnjë pushtet mbi ta -

Ai i mallkuar nuk është se kishte ndonjë pushtet imponues e nënshtrues, në lidhje me atë që dëshironte prej tyre. Por ishte urtësia e Allahut që e lejoi atë t'u bëjë vesvese, t'ua zbukurojë të këqijat njerëzve, aq sa duket sikur merr njëfarë force mbi ta. Kështu i sprovoi Zoti bijtë e Ademit, me një qëllim të rëndësishëm:

por, Ne dëshiruam që të dallohet ai që beson në botën tjetër, prej atij që ka dyshim për të. -

Nëpërmjet këtyre joshjeve dhe sprovave, do të realizohet qëllimi i kësaj jete, pra, dallimi i qartë i të sinqertëve nga mashtruesit, për të dalë në pah ata që e kanë imanin të saktë dhe të qëndrueshëm gjatë sprovave, dyshimeve e trillimeve të shejtanëve, nga ata që kanë iman të dobët dhe të paqëndrueshëm, që lëkunden me dyshimin dhe pasiguritë më të vogla, dhe ndërron rrugë që me ftesën e parë në humbje. Kështu, Allahu i Madhëruar e ka bërë këtë dynja që robërit të sprovohen dhe të dalë në pah i keqi nga i miri.

E Zoti yt është Mbikëqyrës mbi gjithçka. -

Ai mbikëqyr dhe kujdeset për të gjithë robërit dhe i ka ruajtur edhe veprat e tyre. Ai i ka llogaritur ato dhe ruan të sigurt edhe shpërblimin për to. Ai ka për t'ua dhënë shpërblimin të plotë dhe pa ia pakësuar askujt hakun e vet.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sheba • Ajet 20 E ardhshme Sheba • Ajet 22