Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sheba — Ajet 22 (Shqip) — Video

Sheba • Ajet 22 nga 54 • Shqip


قُلِ ادْعُوا الَّذِينَ زَعَمْتُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ ۖ لَا يَمْلِكُونَ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ فِي السَّمَاوَاتِ وَلَا فِي الْأَرْضِ وَمَا لَهُمْ فِيهِمَا مِنْ شِرْكٍ وَمَا لَهُ مِنْهُمْ مِنْ ظَهِيرٍ 22
Përkthim:
Thuaju (o Muhammed!): “Thirrni ata të cilët i konsideroni (zotëra), pos Perëndisë! Ata nuk knë pushtet as sa pesha e një thërmie – as në qiej as në Tokë; nuk ka për ta (idhujtarët) as në qiej as në Tokë ndonjë shok, dhe Perëndia – nga ata, nuk ka kurrfarë ndihmësi”. Sheba 34:22
Tefsiri:
Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që t'u drejtohet me këtë mesazh ndërgjegjësues idhujtarëve, që adhuronin edhe krijesat, që nuk kanë asnjë fuqi e mundësi për të sjellë asnjë dobi apo dëm: Le të mendojnë këta të mjerë në këtë mesazh, që, nëse e kuptojnë, atëherë do të kuptojnë edhe kotësinë e adhurimeve që ata i përkushtojnë këtyre idhujve të pafuqishëm:

Thuaj

(o Muhamed)

: “Thërrisni ata, të cilët i menduat për zota veç Allahut!” -

Provoni t'u luteni atyre idhujve që pretendoni se janë shokë e partnerë me Allahun në pushtetin e Tij. Shikoni, a do t'ju sjellin ndonjë dobi?! Ata janë krijesa të dobëta e të pafuqishme dhe kurrë nuk mund t'i përgjigjen lutjeve tuaja. Ata nuk kanë asnjë grimcë pushtet as në qiell dhe as në Tokë. Allahu thotë:

Ata nuk kanë pushtet as sa një grimë as në qiej e as në tokë dhe as kanë pjesë në to. -

Ata nuk kanë asnjë pushtet në duart e tyre apo të jenë pjesëtarë e partnerë në pushtetin e dikujt tjetër. Këta idhuj që adhuroni nuk kanë pushtet në duart e tyre dhe nuk janë pjesëmarrës si ortakë në ndonjë pushtet në qiej dhe në Tokë. Por pas kësaj, dikush mund të mendojë se ata janë ndihmës të mbretit ose aleatë e mbështetës të tij, dhe kështu ka mundësi që lutja e tyre drejtuar mbretit mund të jetë e dobishme dhe të ndihmojë lutësit, për vetë nevojën që mbreti ka për ta. Në këtë mënyrë, këta edhe mund të kryejnë e të përmbushin ndonjë kërkesë të atyre që u luten dhe lidhen me ta. Por Allahu i Lartësuar e mohon edhe këtë pretendim, që mund të zërë vend në zemrën e dikujt dhe thotë:

Dhe Ai nuk ka nevojë për ndonjë ndihmëtar prej tyre. -

Allahu i Plotfuqishëm dhe i Vetëm nuk ka nevojë për asnjë nga krijesat e Tij dhe nuk ka nevojë për ndihmëtarë, mbështetës dhe aleatë nga këta idhuj, të cilët njerëzit i mendojnë se mund t'u sjellin ndonjë dobi. Ai nuk ka ndihmëtar që ta ndihmojnë në mbretërimin, veprat dhe përkujdesin e Tij për krijesat. Në fund mbetet edhe mundësia e ndërmjetësimit, që shumë njerëz i pretendojnë për idhujt e tyre. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e mohon edhe këtë mundësi, duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sheba • Ajet 21 E ardhshme Sheba • Ajet 23