Dhe ata që nuk besojnë thonë: “Ne nuk kemi për të besuar as në këtë Kur’an dhe as në ndonjë
(Libër)që ka ardhur para tij.” Eh sikur veç t’i shihje keqbërësit kur të ndalen para Zotit të tyre dhe t'i kthejnë fjalën
(fajsuese)njëri-tjerit! Ata që patën qenë të dobët
(e të përbuzur)do t'u thonë kryeneçëve: “Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë me siguri besimtarë!” -
Pasuesit u drejtohen prijësve mendjemëdhenj dhe arrogantë dhe u thonë: Sikur të mos ishit ju, ne do të kishim qenë besimtarë! Ishit ju që na penguat nga imani dhe na e zbukuruat mohimin e Zotit. Kështu, ne ju pasuam në rrugën tuaj. Qëllimi i këtyre fjalëve është që të tregojnë se dënimi duhet të ekzekutohet veçse mbi krerët, e jo mbi pasuesit.