Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sheba — Ajet 32 (Shqip) — Video

Sheba • Ajet 32 nga 54 • Shqip


قَالَ الَّذِينَ اسْتَكْبَرُوا لِلَّذِينَ اسْتُضْعِفُوا أَنَحْنُ صَدَدْنَاكُمْ عَنِ الْهُدَىٰ بَعْدَ إِذْ جَاءَكُمْ ۖ بَلْ كُنْتُمْ مُجْرِمِينَ 32
Përkthim:
Ata që madhështoheshin, do t’u thonë atyre që i konsideronin për të dobët: “Vallë, a ne ju kemi penguar nga rruga e drejtë, pasi që ju ka ardhur ajo? Jo, por ju jeni mëkatarë”. Sheba 34:32
Tefsiri:

Dhe kryeneçët do t'u thonë atyre që patën qenë të dobët

(e të përbuzur)

: “Pse, ne ju penguam nga udhëzimi i drejtë pasi ju pati ardhur?” -

Ata u tregojnë dhe sqarojnë pasuesve se të gjithë ishin pjesmarrës në krim: Mos, vallë, ju detyruam me forcë, që ju të mos pasoni udhëzimin, pasi ai ju paraqit i qartë? Jo, në asnjë mënyrë:

“Jo, por ju ishit keqbërës

(dhe rrefuzuat të besoni).” - Ishit ju vetë, që zgjodhët të lirë, që të refuzoni besimin. Askush nuk ju detyroi me forcë për ta bërë diçka të tillë. Edhe pse ne jua zbukuruam rrugën tonë, ne nuk kishim fuqi mbi ju.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sheba • Ajet 31 E ardhshme Sheba • Ajet 33