Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sheba — Ajet 39 (Shqip) — Video

Sheba • Ajet 39 nga 54 • Shqip


قُلْ إِنَّ رَبِّي يَبْسُطُ الرِّزْقَ لِمَنْ يَشَاءُ مِنْ عِبَادِهِ وَيَقْدِرُ لَهُ ۚ وَمَا أَنْفَقْتُمْ مِنْ شَيْءٍ فَهُوَ يُخْلِفُهُ ۖ وَهُوَ خَيْرُ الرَّازِقِينَ 39
Përkthim:
Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im, i jep furnizim të bollshëm kujt të dojë nga robërit e Tij dhe ia pakëson kujt të dojë prej tyre; e, Ai ua kompenson atë që e ndani ju; dhe Ai është më i miri furnizues”. Sheba 34:39
Tefsiri:

Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im është Ai që ia shton rizkun kujt të dojë nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson kujt të dojë.” -

Allahu i Madhëruar e përsërit këtë fakt, duke dashur që të na nxisë për të shpenzuar për të afërmit, për fqinjin, të varfërit, jetimët etj.

“Dhe çdo gjë që jepni

(për Hir të Tij)

, Ai do ta kompensojë. Ai është më i Miri Furnizues”. -

Kurrë të mos mendoni se shpenzimi për hir të Allahut e pakëson pasurinë. Përkundrazi, Allahu ka premtuar se do t'ia zëvendësojë me diçka më të mirë atij që shpenzon për hir të Tij. Ai që ju premton t'jua zëvendësojë e shtojë pasurinë është pikërisht Ai që ia shton pasurinë atij që Ai do dhe ia pakëson atij që Ai do dhe Ai që është më i miri Furnizues. Kërkojeni pasurinë prej Tij dhe, që të bëhet e mundur shtimi i saj, bëni të gjitha ato vepra që Ai i ka bërë si shkak për të shtuar pasurinë, e për të cilat Ai ju ka urdhëruar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sheba • Ajet 38 E ardhshme Sheba • Ajet 40