Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sheba — Ajet 40 (Shqip) — Video

Sheba • Ajet 40 nga 54 • Shqip


وَيَوْمَ يَحْشُرُهُمْ جَمِيعًا ثُمَّ يَقُولُ لِلْمَلَائِكَةِ أَهَٰؤُلَاءِ إِيَّاكُمْ كَانُوا يَعْبُدُونَ 40
Përkthim:
Dhe, (kujtoje) atë Ditë kur do t’i tubojë të gjithë e pastaj u thotë engjëjve: “Vallë, a këta ju kanë adhuruar juve?” Sheba 34:40
Tefsiri:

Një Ditë, Ai do ti tubojë të gjithë dhe do t'u thotë melekëve: “Ju ishit ata që këta njerëz ju adhuronin?” -

Kjo do të ndodhë kur Allahu t'i tubojë së bashku, si ata që adhurojnë zota të tjerë veç Allahut, ashtu edhe ata që adhuroheshin, mes të cilëve edhe melekët, që njerëzit i adhuronin në dynja. Atë ditë, Allahu do t'u thotë melekëve: “Ju ishit ata që këta njerëz ju adhuronin?” Kjo në fakt është një skenë poshtërimi për idhujtarët, edhe pse pyetja u drejtohet melekëve. Pas kësaj pyetjeje, melekët distancohen nga kjo padrejtësi e madhe dhe thonë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sheba • Ajet 39 E ardhshme Sheba • Ajet 41