Dhe ata do të thonë: “Ne besojmë
(tani)në të
(Kur’anin, Muhamedin).” Por si mund ta arrijnë ata
(Besimin)prej këtij vendi
(kaq)të largët, -
Tani e besojmë Allahun dhe gjithçka që më parë e mohonim dhe e konsideronim si gënjeshtër. Por çfarë mundësie kanë tani ata të mjerë që të përqafojnë imanin e pastër?! Tashmë kjo është diçka e pamundur. Nëse do të kishin besuar në dynja, besimi i tyre do të ishte i pranuar, por ata refuzuan të besonin në dynja, prandaj tani do të hidhen në Zjarr.