Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sheba — Ajet 53 (Shqip) — Video

Sheba • Ajet 53 nga 54 • Shqip


وَقَدْ كَفَرُوا بِهِ مِنْ قَبْلُ ۖ وَيَقْذِفُونَ بِالْغَيْبِ مِنْ مَكَانٍ بَعِيدٍ 53
Përkthim:
E, ata e kanë mohuar atë (Kur’anin) qysh më parë (në këtë botë), dhe i hudhin të padukshmet nga aspekti i largësisë (prej të vërtetës); Sheba 34:53
Tefsiri:

Kur ata më parë e mohonin

(tërësisht)atë (Besimin)

dhe hamendësonin

(se s’ka ringjallje)

duke u endur larg

(së vërtetës). - Në jetën e dynjasë, ata e mohonin të vërtetën, duke u përpjekur ta shuanin dritën e saj nëpërmjet të kotës. Por kjo ishte diçka e kotë dhe nuk u solli dobi. Ata nuk mund t'ia arrinin qëllimit, ashtu sikurse ai që godet me shigjetë prej së largu që nuk e qëllon dot shënjestrën që do. Edhe në jetën e kësaj dynjaje, e kota mund të shfaqet dhe të mbizotërojë veçse në rastet kur e vërteta zbehet dhe dobësohet, por kur e vërteta shkëlqen dhe shfaqet, atëherë kotësia zhduket dhe errësira e saj largohet.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sheba • Ajet 52 E ardhshme Sheba • Ajet 54