Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sheba — Ajet 54 (Shqip) — Video

Sheba • Ajet 54 nga 54 • Shqip


وَحِيلَ بَيْنَهُمْ وَبَيْنَ مَا يَشْتَهُونَ كَمَا فُعِلَ بِأَشْيَاعِهِمْ مِنْ قَبْلُ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا فِي شَكٍّ مُرِيبٍ 54
Përkthim:
dhe ka ekzistuar distancë në mes tyre dhe asaj që dëshironin ata, ashtu siç, është vepruar me të ngjashmit – më parë. Me të vërtetë, të gjithë ata kanë qenë në dyshim të madh. Sheba 34:54
Tefsiri:

Dhe ata do të privohen nga ajo që e dëshironin,... -

Tashmë u janë larguar kënaqësitë e kësaj dynjaje, dëshirat, pasuritë, përjetimet, fëmijët, shërbëtorët dhe ushtritë e tyre. Tashmë janë të vetmuar dhe do të dalin para Zotit veçse me veprat e tyre. Çdokush do të dalë para Zotit i vetmuar ashtu siç Zoti e krijoi, dhe do të lerë pas gjithçka që zotëron.

ashtu sikurse ndodhi më parë me të ngjashmit e tyre. -

Kështu ka ndodhur me gjithë brezat që kanë kaluar, kur atyre u zbriti vdekja dhe shkatërrimi. Ata u privuan nga të gjitha kënaqësitë e kësaj dynjaje.

Vërtet, ata ishin plot dyshime e pasiguri. -

Zemrat e tyre ishin të mbushura me pasiguri dhe dyshime të shumta, prandaj besimi nuk hynte në to dhe ata nuk u nënshtruan kur dëgjuan udhëzimin dhe kur u paralajmëruan nga Zoti.Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Seb'e. Allahut i qoftë lavdërimi e mirësitë dhe vetëm prej Tij vjen ndihma! Vetëm Atij i jemi mbështetur dhe vetëm me Të e kemi lidhur zemrën me besim të plotë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sheba • Ajet 53 E ardhshme Fatir • Ajet 1