Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Sheba — Ajet 7 (Shqip) — Video

Sheba • Ajet 7 nga 54 • Shqip


وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا هَلْ نَدُلُّكُمْ عَلَىٰ رَجُلٍ يُنَبِّئُكُمْ إِذَا مُزِّقْتُمْ كُلَّ مُمَزَّقٍ إِنَّكُمْ لَفِي خَلْقٍ جَدِيدٍ 7
Përkthim:
e, mohuesit thonë: “A doni t’jua tregojmë njeriun i cili ju lajmëron, se, kur të shkapërderdheni plotësisht (në varreza), ju, me siguri do të jeni të krijuar përsëri (të ringjallur)? Sheba 34:7
Tefsiri:

Ata që nuk besojnë thonë: “A doni t’ju tregojmë një njeri, që do t’ju thotë se, pasi

(të keni vdekur e)

të jeni copëtuar plotësisht, ju do të krijoheni rishtazi

(për jetën e përjetshme)? - Duke treguar se kjo është e pamundur, që nuk mund të besohet, dhe duke u tallur, ata thanë: “A doni t’ju tregojmë një njeri, që do t’ju thotë se, pasi (të keni vdekur e) të jeni copëtuar plotësisht, ju do të krijoheni rishtazi (për jetën e përjetshme)?” Me këto fjalë, ata tregojnë edhe një arsye pse ju duket e pamundur dhe e pabesueshme. Ata e kishin fjalën për Profetin e Zotit, Muhamedin (a.s). Sipas tyre, ai kishte sjellë një mesazh shumë të çuditshëm dhe të pabesueshëm. Ata ia tregonin këtë njëri-tjetrit në formë çudie dhe talljeje: Si është e mundur që një njeri i logjikshëm të thoshte të tilla fjalë?! Si mund të ringjallemi pasi të jemi tretur e bërë dhé?!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Sheba • Ajet 6 E ardhshme Sheba • Ajet 8