Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fatir — Ajet 44 (Shqip) — Video

Fatir • Ajet 44 nga 45 • Shqip


أَوَلَمْ يَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَيَنْظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ وَكَانُوا أَشَدَّ مِنْهُمْ قُوَّةً ۚ وَمَا كَانَ اللَّهُ لِيُعْجِزَهُ مِنْ شَيْءٍ فِي السَّمَاوَاتِ وَلَا فِي الْأَرْضِ ۚ إِنَّهُ كَانَ عَلِيمًا قَدِيرًا 44
Përkthim:
Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë e të shohin si ka qenë përfundimi i të mëparshmëve, e të cilët kanë qenë më të fortë se këta? Dhe, Perëndisë nuk mund t’i ikë (shpëtojë) asgjë, (as) në qiej as në Tokë. Ai, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i pushtetshëm për çdo gjë. Fatir 35:44
Tefsiri:

A nuk udhëtojnë ata nëpër tokë e të shohin se si qe fundi i atyre që ishin më parë? Ata ishin më të fuqishëm se këta

(të sotmit). - Allahu i Lartësuar na nxit që të udhëtojmë nëpër Tokë me zemrat dhe trupin tonë, me qëllimin që të nxjerrim mësime e jo thjesht për t'u sorollatur dhe për parë botën me sy. Ai na nxit që të shohim dhe meditojmë për përfundimin e brezave të parë, të cilët refuzuan të besonin dhe ndiqnin profetët e dërguar nga Zoti dhe shpalljet e sjella prej Tij. Ata kishin edhe më shumë pasuri, pasardhës dhe ushtri. Ata e populluan tokën dhe ndërtuan më shumë sesa këta të sotmit. Por kur erdhi dënimi i Zotit, atyre nuk u vleu aspak forca e tyre. Asnjë dobi nuk u bëri tek Allahu pasuria dhe pasardhësit e shumtë. Mbi ta u përmbush dëshira dhe caktimi i Zotit dhe u zbatua ligji i Tij.

Allahut kurrë nuk mund t'i shmanget asgjë në qiej dhe as në tokë. -

E si mund të ndodhë kjo, kur Allahu është Absolut në diturinë, pushtetin dhe fuqinë e Tij?!

Ai është i Gjithëditur, i Gjithëfuqishëm. -

Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon madhështinë e faljes dhe mëshirës së Tij dhe për afatizimin që u ofron atyre që bëjnë padrejtësi e krime të mëdha. Ai thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fatir • Ajet 43 E ardhshme Fatir • Ajet 45