Nëse Allahu do t’i dënonte njerëzit sipas veprave
(të këqija)të tyre, nuk do të linte mbi faqen e dheut asnjë gjallesë. -
Dënimi do të ishte gjithëpërfshirës, që nuk do të linte jashtë as edhe kafshët, të cilat janë jo të përgjegjshme ligjërisht. Por Allahu i Lartësuar është i Mëshirshëm dhe i Butë. Për këtë arsye:Por, Ai i lë ata deri në afatin e caktuar. -
Ai i afatizon, por kurrë nuk i harron dhe nuk i lë pa marrë në përgjegjësi.Por kur të vijë afati i tyre,
(le ta dinë se)Allahu Shikon gjithçka nga robërit e vet. -
Dituria e Tij për veprat e tyre është e plotë, prandaj do t'i shpërblejë për çdo të mirë dhe të keqe që kanë bërë.Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Fatir.I gjithë falënderimi dhe lavdërimet i qofshin Allahut, Zotit të botëve!