Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ja-Sin — Ajet 1 (Shqip) — Video

Ja-Sin • Ajet 1 nga 83 • Shqip


يس 1
Përkthim:
Jâ Sîn. Ja-Sin 36:1
Tefsiri:

Ja, Sin! Betohem në Kur'anin plot urtësi. -

Allahu i Lartësuar betohet në këtë Kur'an duke përmendur edhe një cilësi të Tij: urtësinë. Përkufizimi i urtësisë është: vendosja e çdo gjëje në vendin që i takon. Kështu janë urdhëresat dhe ndalesat e këtij Kur'ani: të drejta dhe me vend. Edhe shpërblimi me të mira dhe ndëshkimi me të këqija vendoset atje ku duhet dhe në lidhje me ata që e meritojnë. Të gjitha dispozitat ligjore dhe ato të shpërblimit dhe ndëshkimit që janë sjellë në këtë Kur'an janë në kulmin e urtësisë. Prej urtësisë madhështore të këtij Kur'ani është edhe fakti se ai jo vetëm që përmend gjykimin për diçka, por na tregon edhe urtësinë dhe qëllimet madhështore të këtyre gjykimeve. Allahu i Lartësuar na nxit, gjithashtu, që të përdorim mendjen për të medituar rreth shkaqeve, mësimeve apo mesazheve të dhënies së një gjykimi të caktuar. Po përse betohet Allahu i Lartësuar në Kur'anin të mbushur plot urtësi? Përgjigjja vjen më poshtë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fatir • Ajet 45 E ardhshme Ja-Sin • Ajet 2