Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fatir — Ajet 6 (Shqip) — Video

Fatir • Ajet 6 nga 45 • Shqip


إِنَّ الشَّيْطَانَ لَكُمْ عَدُوٌّ فَاتَّخِذُوهُ عَدُوًّا ۚ إِنَّمَا يَدْعُو حِزْبَهُ لِيَكُونُوا مِنْ أَصْحَابِ السَّعِيرِ 6
Përkthim:
Me të vërtetë, djalli është armik për ju, andaj merreni atë për armik! Ai vetëm i thërret ithtarët e vet që të bëhen shokë të zjarrit. Fatir 35:6
Tefsiri:

Shejtani është armiku juaji. Prandaj edhe ju konsiderojeni si armik! -

Asnjëherë mos e harroni armiqësinë që Ai fsheh në vete kundër jush dhe asnjëherë mos e shpërfillni luftën me të, në çdo çast të jetës suaj. Ai ju sheh ju dhe ju nuk e shihni. Ai gjithmonë është në gatishmëri, që t'ju dëmtojë dhe largojë nga Zoti juaj.

Ai i fton ithtarët e vet, për t’i bërë banorë të zjarrit. -

Ky është qëllimi i tij për ata që e pasojnë. Ai synon t'i poshtërojë ata me dënimin më të ulët, nënçmues dhe të rëndë. Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon se njerëzit ndahen në dy grupe, në varësi të bindjes ndaj shejtanit dhe pasimit të rrugës së tij, dhe na tregon, gjithashtu, edhe shpërblimin e tyre. Ai thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fatir • Ajet 5 E ardhshme Fatir • Ajet 7