Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Fatir — Ajet 7 (Shqip) — Video

Fatir • Ajet 7 nga 45 • Shqip


الَّذِينَ كَفَرُوا لَهُمْ عَذَابٌ شَدِيدٌ ۖ وَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَهُمْ مَغْفِرَةٌ وَأَجْرٌ كَبِيرٌ 7
Përkthim:
Për ata që nuk besojnë ka dënim të rëndë, e për ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira ka falje dhe shpërblim të madh. Fatir 35:7
Tefsiri:

Ata që mohuan

(Allahun)

do të kenë një dënim të ashpër... -

Këta e refuzojnë me forcë besimin e pastër, në të cilin ftuan profetët dhe e qartësuan plotësisht përmes Shpalljes. Për këta të mjerë, Allahu thotë që: "... do të kenë një dënim të ashpër." Ai është një dënim shumë i rëndë, të cilin ata do ta përjetojnë në zjarrin e Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë. Ndryshe është gjendja e besimtarëve:

... kurse ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të kenë falje

(të gjynaheve)

dhe shpërblim të madh. -

Këta besojnë me zemrat e tyre gjithçka që Zoti urdhëron që të besohet. Përveç që besojnë me zemër, ata bëjnë vepra të mira, vepra në të cilat i fton imani i tyre, dhe jetojnë sipas këtij imani. Ata bënë vepra 'të mira' dhe përmirësuese të gjendjeve të tyre. Për këta fatlumë, Allahu thotë që: "... do të kenë falje (të gjynaheve) dhe shpërblim të madh.". A do t'u mbulohen dhe fshihen gjynahet e tyre, gjë kjo e cila do të thotë se janë të sigurt dhe të shpëtuar nga gjurmët e këqija të gjynaheve dhe dënimit që ato sjellin. Ata do të kenë edhe një shpërblim të madh dhe do të realizojnë gjithçka që synojnë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Fatir • Ajet 6 E ardhshme Fatir • Ajet 8