Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ja-Sin — Ajet 19 (Shqip) — Video

Ja-Sin • Ajet 19 nga 83 • Shqip


قَالُوا طَائِرُكُمْ مَعَكُمْ ۚ أَئِنْ ذُكِّرْتُمْ ۚ بَلْ أَنْتُمْ قَوْمٌ مُسْرِفُونَ 19
Përkthim:
Thanë (pejgamberët): “Fatkeqësia juaj është me ju. Vallë, a për atë që jeni këshilluar (e konsideroni fatkeqësi)? Jo, (por) ju jeni popull që kaloni kufirin në të këqia”. Ja-Sin 36:19
Tefsiri:
Ata (të dërguarit)

thanë: “Ogurin e keq e keni nga vetja juaj

(te padrejtësitë tuaja)

. Mos vallë (jemi ogur i keq) për shkak se ju këshilluam?!” -

E keqja vjen vetëm prej ligësive dhe paudhësive tuaja. Janë pikërisht veprat tuaja, si idhujtaria e gjynahet, shkak për çdo bela që ju godet. Ato gjithmonë bëhen shkak që mbi ju të bien zemërimi dhe ndëshkimet e Zotit, dhe t'ju largohet çdo gjë e dashur prej mirësive të shumta të Tij. Atëherë, si është e mundur që na drejtoheni me ato fjalë? Mos, vallë, për shkak se ne ju këshilluam për atë që sjell mirësi dhe mbarësi?! Jo, por:

Jo. Por ju jeni një popull që e kaloni çdo kufi.” -

Ju kaloni çdo kufi në ligësitë që bëni dhe në fjalët e poshtra që thoni. Domethënë, ftesa e këtyre profetëve ua shtoi edhe më shumë largimin nga rruga e drejtë dhe mendjemadhësinë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ja-Sin • Ajet 18 E ardhshme Ja-Sin • Ajet 20