Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ja-Sin — Ajet 20 (Shqip) — Video

Ja-Sin • Ajet 20 nga 83 • Shqip


وَجَاءَ مِنْ أَقْصَى الْمَدِينَةِ رَجُلٌ يَسْعَىٰ قَالَ يَا قَوْمِ اتَّبِعُوا الْمُرْسَلِينَ 20
Përkthim:
E, erdhi një njeri nga periferia e qytetit – duke nxituar dhe tha: “O populli im, pasoni pejgamberët; Ja-Sin 36:20
Tefsiri:

Prej skajit më të largët të qytetit erdhi një burrë duke vrapuar dhe tha: “O populli im! Bindjuni të dërguarve!” -

Ai dëshiroi që populli i tij të përfitonin nga ftesa e profetëve dhe të besonin ashtu siç besoi ai vetë. Pasi e pa dhe e dëgjoi mirë se sa keq ju përgjigjën ftesës, ai u tha atyre: “O populli im! Bindjuni të dërguarve!” Kështu, i këshilloi që të pasonin profetët, duke u treguar mirësitë e kësaj vepre dhe u dëshmoi me dituri se ata ishin vërtet profetë të Allahut dhe se pasimi i tyre ishte gjëja më e mirë. Pastaj vijoi t'i ftonte ata duke u sjellë arsyetime të logjikshme, që e përforconin dëshminë e tij se ata ishin profetë të Zotit dhe se ishte në të mirë të tyre që t'i pasonin. Ai tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ja-Sin • Ajet 19 E ardhshme Ja-Sin • Ajet 21