Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ja-Sin — Ajet 23 (Shqip) — Video

Ja-Sin • Ajet 23 nga 83 • Shqip


أَأَتَّخِذُ مِنْ دُونِهِ آلِهَةً إِنْ يُرِدْنِ الرَّحْمَٰنُ بِضُرٍّ لَا تُغْنِ عَنِّي شَفَاعَتُهُمْ شَيْئًا وَلَا يُنْقِذُونِ 23
Përkthim:
Vallë, a marr unë tjetër zot – pos Atij? Nëse Bamirësi i Gjithëmbarshëm dëshiron të më godas me ndonjë të keqe, - ndërmjetësimi i tyre nuk do të më sjell kurrfarë dobie, e as që do të munden të më shpëtojnë ata. Ja-Sin 36:23
Tefsiri:

A të pranoj zota të tjerë përveç Tij? -

Ai në dorën e të Cilit është krijimi, furnizimi e gjykimi i krijesave në dynja dhe në ahiret, pikërisht dhe vetëm Ai meriton të adhurosh, ta përlëvdosh, lavdërosh dhe madhërosh. Ndërsa ata që nuk kanë në dorë as dëm e as dobi, as kanë mundësi të japin ose të privojnë, as të japin jetën e as vdekje dhe as kanë në dorë ringjalljen, ata nuk meritojnë që t'i adhurosh e t'u nënshtrohesh.

Nëse i Gjithëmëshirshmi do të më sprovonte me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlente asgjë dhe as nuk do të mund të më shpëtonin. -

Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Allahu pa lejen e Tij. Edhe ndërmjetësimi i tyre nuk mund të më sjellë mua asnjë dobi, nëse Allahu dëshiron të më ndëshkojë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ja-Sin • Ajet 22 E ardhshme Ja-Sin • Ajet 24