Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ja-Sin — Ajet 24 (Shqip) — Video

Ja-Sin • Ajet 24 nga 83 • Shqip


إِنِّي إِذًا لَفِي ضَلَالٍ مُبِينٍ 24
Përkthim:
Unë, atëherë – me siguri, do të jem në humbje të plotë. Ja-Sin 36:24
Tefsiri:

Po të veproja kështu do të isha, vërtet në një humbje të hapët. -

Nëse unë adhuroj, i shpresoj dhe u lutem të tillëve idhuj me këto cilësi, atëherë do të jem në një humbje të qartë. Në këto fjalë, ai jo vetëm që këshilloi popullin e tij nga njëra anë, por edhe dëshmoi se këta ishin profetë besnikë të dërguar nga Zoti, nga ana tjetër. Ai e udhëzoi popullin e vet dhe i njoftoi detyrimin që ta adhuronin Allahun si një dhe të vetëm dhe për këtë solli edhe argumente të qarta e të kuptueshme. Gjithashtu, solli argumente edhe për kotësinë e adhurimin e çdo gjëje tjetër përveç Allahut. Ai u tregoi për gjendjen fatkeqe të atyre që adhurojnë idhujt dhe deklaroi me forcë dhe me krenari se ai ishte besimtar në Allahun dhe në profetët e Tij, edhe pse kërcënohej seriozisht me vdekje nga ai popull i padrejtë. Kështu, ai u tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ja-Sin • Ajet 23 E ardhshme Ja-Sin • Ajet 25