Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ja-Sin — Ajet 37 (Shqip) — Video

Ja-Sin • Ajet 37 nga 83 • Shqip


وَآيَةٌ لَهُمُ اللَّيْلُ نَسْلَخُ مِنْهُ النَّهَارَ فَإِذَا هُمْ مُظْلِمُونَ 37
Përkthim:
Dhe, argument për ta është nata: Na e menjanojmë (dritën) e ditës dhe atëherë – ata mbetën në errësirë. Ja-Sin 36:37
Tefsiri:

Argument për ata është edhe nata, prej së cilës tërheqim ditën dhe ata zhyten në errësirë. -

Ky është një argument dhe një shenjë treguese, që tregon se vullneti dhe dëshira e Tij është ajo që do të shkojë në vend patjetër. Pushteti dhe sundimi i Tij është absolut dhe Ai është Plotfuqishëm që t'i ringjallë krijesat. Kështu, Allahu i Madhëruar e largon atë dritë të fuqishme që mbulon dhe ngroh tokën, duke e zëvendësuar me errësirën e natës. Pastaj, Ai e largon errësirën, që e ka mbuluar tokën, duke e bërë diellin të lindë dhe të ndriçojë. Kështu, krijesat përhapen ditën për të kërkuar rizkun dhe për të vazhduar jetën e tyre. Ata shpërndahen për të kërkuar mirësitë e Allahut.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ja-Sin • Ajet 36 E ardhshme Ja-Sin • Ajet 38