Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ja-Sin — Ajet 38 (Shqip) — Video

Ja-Sin • Ajet 38 nga 83 • Shqip


وَالشَّمْسُ تَجْرِي لِمُسْتَقَرٍّ لَهَا ۚ ذَٰلِكَ تَقْدِيرُ الْعَزِيزِ الْعَلِيمِ 38
Përkthim:
Dhe Dielli sillet deri në kufirin e vet të caktuar. Kjo është dispozitë e të Plotëfuqishmit dhe Gjithëdijshmit. Ja-Sin 36:38
Tefsiri:

Edhe Dielli udhëton për në kufirin e vet

(përfundimtar). - Dielli lëviz vazhdimisht në rrugën që Zoti ka caktuar për të dhe kurrë nuk e kalon apo ta ndryshojë këtë rregull. Dielli nuk mund të veprojë sipas dëshirës së vet dhe as nuk mund ta thyejë urdhrin dhe rregullin e Zotit apo të cenojë pushtetin e Tij.

Ky është përcaktimi i Ngadhënjimtarit, të Gjithëditurit. -

Me krenarinë dhe fuqinë e Tij, Ai kujdeset për ato krijesa të mëdha me kujdesin më të plotë. Ai ka vendosur rregullin më të përkryer. Ai është i Gjithëdituri, që me diturinë e Tij vendosi në krijimin e Tij dobi të panumërta për krijesat, me të cilat rregullon dynjanë, fenë dhe besimin e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ja-Sin • Ajet 37 E ardhshme Ja-Sin • Ajet 39