Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ja-Sin — Ajet 68 (Shqip) — Video

Ja-Sin • Ajet 68 nga 83 • Shqip


وَمَنْ نُعَمِّرْهُ نُنَكِّسْهُ فِي الْخَلْقِ ۖ أَفَلَا يَعْقِلُونَ 68
Përkthim:
Kujt i japim jetë të gjatë, Na ia ndryshojmë strukturën e tij. E, vallë, a nuk kuptojnë ata? Ja-Sin 36:68
Tefsiri:

Nëse dikë e bëjmë të jetojë gjatë, Ne e kthejmë pas

(nga forca)

në dobësinë e tij. -

Nëse dikush nga bijtë e Ademit jeton gjatë, Allahu e bën që ai të rikthehet në gjendjen e fillimit, një gjendje kjo e dobët fizikisht e mendërisht.

A nuk mendojnë ata për këtë? -

A nuk logjikojnë dhe të kuptojnë se biri i Ademit është i dobët dhe i mangët nga çdo aspekt? Le të shërbejë kjo që njeriu të logjikojë dhe t'i përdorë forcat e tij në bindje ndaj Zotit dhe në dobi të dynjasë dhe ahiretit të tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ja-Sin • Ajet 67 E ardhshme Ja-Sin • Ajet 69