Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ja-Sin — Ajet 69 (Shqip) — Video

Ja-Sin • Ajet 69 nga 83 • Shqip


وَمَا عَلَّمْنَاهُ الشِّعْرَ وَمَا يَنْبَغِي لَهُ ۚ إِنْ هُوَ إِلَّا ذِكْرٌ وَقُرْآنٌ مُبِينٌ 69
Përkthim:
Na, atij (Muhammedit) nuk ia mësuam poetikën, e as që ajo është për te. Këtë (që e ka sjellë) është vetëm këshillë dhe Kur’ani i qartë, Ja-Sin 36:69
Tefsiri:

Ne nuk ia kemi mësuar atij

(Muhamedit)

poezinë dhe ajo as nuk është për të. -

Allahu i Lartësuar dëshmon pastërtinë e figurës së Profetit të Tij nga shpifjet që trillonin për të idhujtarët, se ai na qenkësh një poet dhe se ajo që solli ishte thjesht një poezi. Ai thotë: "…Ne nuk ia kemi mësuar atij (Muhamedit)poezinë dhe ajo as nuk është për të.” Nuk i takon një të përzgjedhuri që të jetë poet. Është e pamundur që ai të jetë poet, sepse është i udhëzuar dhe i drejtuar nga Zoti, ndërsa poetët kryesisht janë të çoroditur dhe të devijuar, që pasohen veçse nga të humburit dhe të mashtruarit. Allahu i Madhëruar i ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet dhe trillimet e mohuesve për të Dërguarin e Tij. Profeti nuk dinte shkrim e lexim dhe Allahu nuk i pati mësuar atij poezinë, pasi kjo është diçka që nuk i shkonte figurës së këtij Profeti madhështor.Ky (Libër)

është veçse një Mesazh... -

Shpallja që Profeti (a.s.) solli nga Zoti është veçse një kujtim e këshillë për të urtët dhe të mençurit, që ata të zbulojnë mesazhet e Zotit dhe synimet e larta të Tij. Kur'ani përmban të gjitha porositë dhe synimet e larta në formën më të plotë. Ai ka një forcë këshilluese e kujtuese shumë të fortë. Ai bën të mundur që natyrat e pastra të kuptojnë çdo urdhër që është i mirë dhe i bukur dhe se çdo gjë e ndaluar është e ligë dhe e dënueshme. Kur'ani i nxjerr në pah dhe vë në provë natyrat e pastra, që të kuptojnë të mirën dhe t'i largohen të keqes.

...dhe një Kur’an i qartë. -

Ai është qartësuesi i gjithçkaje që ka nevojë të qartësohet. Allahu i Madhëruar nuk përcakton se për çfarë çështjesh është qartësues, që të kuptohet se Kur'ani është qartësues për gjithçka dhe për të gjithë të vërtetën. Këtë e bën nëpërmjet argumenteve të përgjithshme dhe ato specifike. Kur'ani bën të qartë, gjithashtu, edhe të kotën dhe na sjell argumentet e kotësisë së saj. Por Allahu e shpalli këtë libër edhe për një qëllim tjetër:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ja-Sin • Ajet 68 E ardhshme Ja-Sin • Ajet 70